Supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj e zhvillon veprimtarinë e saj në SHBA, ku jeton së bashku bashkëshortin e saj dhe dy vajzat.
Edhe pse është gruaja e miliarderit, Sam Nazarian dhe paratë e saj nuk kanë të numëruar, modelja ka treguar gjithmonë se i pëlqen të bëjë një jetë të thjeshtë.
Këtë gjë Emina e ka vërtetuar edhe ditën e sotme teksa ka publikuar një foto në instastory.
Modelja ka publikuar foton e një çante, çmimi i së cilës kap vlerën 62 mijë dollarë, ndërsa shprehet se është budallallëk të blesh këtë çantë.
"Më fal, çfarë? 62k dollarë. Jo. Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe ky këtu është budallallëk i hapur”, shkruan Emina. Ky gjest i modeles është vërtet për tu pëlqyer.