INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vërtet veshja e Lori Hoxhës kaloi mbi €22.000, por nuk keni parë ende sa ka kushtuar veshja e Duas në eventin GQ

Vërtet veshja e Lori Hoxhës kaloi mbi €22.000, por nuk keni parë ende sa ka kushtuar veshja e Duas në eventin GQ

Publikuar më: 17:34 06-09-2018

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka për të qenë një dasmë vërtet e magjishme edhe pse dyshja nuk e bëri mediatike, njerëzit mësuan çdo të ftuar apo edhe sesi ata ishin veshur. Vëmendje të madhe mori edhe veshja e motrës së nuses, Lori Hoxha. Një veshje e cila kushtoi mbi 22,350 euro. (lexo më shumë).

Por si duket jo vetëm Lori është e fiksuar pas rrobave të markave prestigjoze pasi kur të shihni çmimin e veshjes së Dua Lipas do ngeleni me gojë hapur!

E ftuar në eventin e rëndësishëm tëGQ,ku edhe fitoi çmimin "Artistja solo më e mirë e vitit", Dua ka vendosur të vishët me firmën ‘Yves Saint Laurent’, një fustan i shkurtër me një krah që ka kushtuar 3,990 euro.

Sandalet e po të njëjtës firmë kushtojnë 895 euro, kurse për stoli Dua ka zgjedhur firmën e njohur ‘Cartier’.

Vetëm byzylyku kushton sa një pasuri e tërë, 84,000 euro e gjithashtu edhe ora 19,100euro, ndërsa 2 byzylykët e këngëtares kushtonin nga 3,900 euro secila. Duhet thënë se pasuria e Duas vitin e fundit është rritur shumë pas shumë suksesseve që ka patur, duke kujtuar se albumi i saj "Dua Lipa" është ndër më të shiturit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0020899772644043