Franca ka mposhtur Argjentinën 4-3 në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt ditën e shtunë, duke avancuar në çerekfinalet e Kupës së Botës. Mbappe, i cili është 19 vjeç, ka shënuar dy gola dhe ka fituar një penallti për ekipin e tij, që u konvertua në gol nga Antoine Griezmann.
Përveç golave, ai vrapoi edhe si i “çmendur” tek goli i parë që u shënua me penallti, të cilën e fitoi ai. Sipas përllogaritjeve, shpejtësia e tij shënoi plot 37 km/h në sprintin që bëri nga gjysmëfusha e tij, për tek zona e Argjentinës.
Një kohë rekord kjo për një adoleshent si Mbape, ndërsa kujtojnë se njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, ka arritur në 44.72 km/h.