INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vërtetë ta ketë bërë këtë gjë? Aktorja e njohur e akuzon, Can Yaman përfundon në gjykatë, ja për çfarë [FOTO]

Vërtetë ta ketë bërë këtë gjë? Aktorja e njohur e akuzon, Can Yaman përfundon në gjykatë, ja për çfarë [FOTO]

Publikuar më: 16:03 19-08-2020

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Turqi dhe është bërë mjaft i njohur me rolet protagoniste në disa seriale. Por duket se kohët e fundi ai është përfshirë në telashe dhe ka përfunduar në gjykatë pas akuzave të ngritura nga njëra prej kolegeve të tij.

Aktorja Selene Soyder ka akuzuar Can se ai i ka hedhur çaj të nxehtë në trup gjatë një debati të momentit kur po xhironin serialin “Hangimiz Sevmedik”. Can Yaman i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se ai e ka hedhur çajin në dysheme dhe jo në trupin e aktores.

Nëse Selene Soyder do të fitojë gjyqin, Yaman do të detyrohet t’i japë aktores 1200 euro si dëmshpërblim. Megjithatë kjo ngjarje duket se nuk ka ndikuar aspak në karrierën e aktorit, pasi ai po vazhdon me sukses xhirimet e serialit më të ri në Turqi, “Bay Yanlis”.

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543