Historia e tyre nis me një bashkëpunim në muzikë dhe me kohën thellohet edhe më shumë derisa një ditë i pamë çift.
Sot Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër për herë të parë të një djali, ardhja në jetë e të cilit ka sjellë shumë ndryshime tek ata të dy. Ndër të tjera duket se i ka frymëzuar për tu bërë edhe më produktivë në muzikë. Kështu, këtë verë pritet që të nxjerrin klipin e tyre “Inna Di Dance” në bashkëpunim edhe me mr. Rez . Një këngë ritmike që do ta bëjë edhe më energjike verën tuaj.