Ka zgjedhur një ditë të veçantë këngëtarja Vesa Luma për të prezantuar publikisht për herë të parë djalin e saj vetëm pak ditësh...festën e fëmijëve “1 qershorin”.
Dhe ky me siguri do të të jetë “1 qershori” më i veçantë për Vesën dhe Big Bastën të cilët janë bërë për herë të parë prindër të një djali, ardhja në jetë e të cilit i ka lumtuar shumë. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë gëzimin e emocionin më të mirë në botë që po më jep kjo ndjesi e të qenit NËNË!” – shkruan Vesa teksa mban në duar Lianin e vogël.