Ndoshta padashje!
Vesa Luma sapo ka publikuar klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. Edhe bashkëshorti i saj, Big Basta gjithashtu sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të tij më të ri. Por me postimin e fundit Vesa veçse tregon planet e radhës të reperit, zbulon edhe një detaj.
Nga titulli i këngës vihet re tendenca e momentit e reperave për t'i titulluar ato me emra personazhesh të njohur. I pari ishte Getoari që publikoi "Berlusconi", më pas vjen Ledri që sjell "Pablo" dhe së fundmi edhe Big Basta me "Tony Blair”. Nuk do të çuditeshim sikur i radhës të mbante titullin “Donald Trump”. intv.al