Tashmë po i mungon skenave shqiptare dhe ashtu siç e tregoi në publik, Vesa Luma aktualisht ndodhet në Australi së bashku me familjen.
Suksesi i këngëtares mesa duket nuk ka ngelur vetëm në kuadrin e audiencave shqip-folëse.
Vesa Luma është bërë e njohur tashmë edhe në Zelandën e Re dhe lajmin e mirë e ka dhënë me një postim në Instagram, me anë të së cilit këngëtarja u ka treguar ndjekësve se është bërë pjesë e një akademie muzikore. “Jam shumë e emocionuar që do të kem mundësi të ndaj eksperiencën time në këngë dhe muzikë në Zelandën e Re”, -ka shkruar Vesa.
Vesa sapo i bëri shqiptarët krenarë! E ku ka më bukur se sa kur talenti i këngëtareve shqiptare njihet edhe nëpër botë.