INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli fton drejtuesit e subjekteve politike, diskutohet për dialogun

Veseli fton drejtuesit e subjekteve politike, diskutohet për dialogun

Publikuar më: 12:33 22-07-2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar udhëheqësit e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët me qëllim arritjen e konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi. Veseli ka propozuar që takimi i parë të jetë nesër në orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës. Takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1.
‘’Me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që në këtë proces të rëndësishëm të kemi pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, kam kënaqësinë t’iu ftojë në një takim të përbashkët mes udhëheqësve të partive politike parlamentare. Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, njohjen reciproke, si dhe të sigurojë ulësen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar dhe i përgaditur. Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm’’ thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723