INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli kundër Haradinajt: Më parë bie qeveria sesa largohet baza amerikane

Veseli kundër Haradinajt: Më parë bie qeveria sesa largohet baza amerikane

Publikuar më: 15:50 04-03-2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se të gjitha qeveritë mund të bien kur janë në pyetje raportet me Shtetet e Bashkuara dhe prezenca amerikane në Kosovë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e disa përfaqësuesve institucional se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar mbylljen e kampit ushtarak amerikan “Bondstill”, Veseli tha se “gjitha qeveritë mund të bien por jo edhe të largohet amerikanët nga Kosova”.

“Gjitha qeveritë ecin para se të ecin amerikanët nga Kosova” tha Veseli gjatë një vizite në Mitrovicë.

Veseli udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës që është pjesë e koalicionit qeverisës i cili ka mospajtime lidhur me taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, heqjen e të cilës po e kërkojnë tash e sa kohë Shtetet e Bashkuara.

Veseli ka propozuar kohë më parë që taksa të pezullohet për një periudhë 120 ditore, mirëpo kjo po kundërshtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj i cili vjen nga partneri tjetër i koalicionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë sot në Gjilan se taksa e vendosur do të mbetet derisa të ketë njohje nga ana e Serbisë për Kosovën në kufijtë ekzistues.

SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të heq taksat ndaj produkteve serbe në mënyrë që të vijojë dialogu me beogradin.

Article Logic
Execution time: 0.0022082328796387