INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli: Përçarja politike në vend po i shërben Serbisë

Veseli: Përçarja politike në vend po i shërben Serbisë

Publikuar më: 15:19 29-10-2018

Seanca e jashtëzakonshme e iniciuar nga LDK-ja, e mbështetur nga 42 deputetë do të zhvillojë debatin parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë më 31 tetor ora 10:00. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë. Veseli tha se mungesa e unitetit politik në vend po i mundëson presidentit serb Aleksandër Vuçiç moderimin e dialogut Kosovë - Serbi. Kryeparlamentari i bëri thirrje forcave politike që t'i evitojnë interesat partiake, në mënyrë që të kenë qëndrim të përbashkët në ballafaqimin me Serbinë.
“Ndarje nuk do të ketë kurrë, nuk duhet të rrezikojmë ndarjen tonë që na krijon situatë imponuese. Nëse ne shkojmë të ndarë, e lejojmë Vuçiçin të tregojë veten të moderuar, kjo është e dëmshme, përderisa ne po shtyhemi me vetën, ai po e promovon vetën, dialogun dhe partneritetin, ai po përfiton nga mungesa e unitetin kosovar”, tha Veseli.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424