INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli përplaset me homologen serbe për arrestimin e Gjuriçit

Veseli përplaset me homologen serbe për arrestimin e Gjuriçit

Publikuar më: 16:33 15-04-2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është përplasur me homologen e tij serbe në Lublanë të Sllovenisë për arrestimin e Marko Gjuriçit në Mitrovicë ku ai hyri ilegalisht pa marr më parë leje te strukturat zyrtare në Kosovë. Kryetarja e Parlamentit serb Maja Gojkoviç e shfrytëzoi fjalën e saj në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ku ishin të pranishëm krye parlamentarë të vendeve të rajonit, për tu ankuar për faktin se Kosova arrestoi zyrtarin e lartë serb. “Dialogu me Prishtinë po vazhdon tani e pesë vjet, por më duhet të theksoj se ndodhi një incident i rëndë, ku është arrestuar njëri nga pjesëmarrësit e dialogut, Marko Gjuriç”, tha Gojkoviç duke u munduar ta paraqes rastin e arrestimit të zyrtarit serb si veprim të parregullt nga ana e institucioneve kosovare. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadri Veselit, i cili tha se Gjuriç ka qenë disa herë në Kosovë por natyrisht duke marrë leje. Veseli shtoi më tej se ai ishte dëbuar pasi u fut në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale. “Për rastin e Gjuriçit, të cilin e përmendën kolegët nga Serbia, neve na vjen keq. Shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodh më, por Kosova është shtet i pavarur, prandaj duhen respektuar ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Z. Gjuriç si zyrtar i lartë I Serbisë, ka qenë disa herë në Kosovë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë sa herë që të dojë, por që duhet të respektojë institucionet, pra të marrë leje për të hyrë në Kosovë. Pra në rastin në fjalë ai erdhi në Kosovë në mënyrë ilegale, nuk respektoi autoritetet shtetërore, bëri përpjekje për të krijuar kriza që kanë qenë të panevojshme, andaj ai nuk është arrestuar por është dëbuar nga shteti i Kosovës”, deklaroi Veseli.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434