INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli u bën thirrje për vetëpërmbajtje banorëve të veriut në Kosovë

Veseli u bën thirrje për vetëpërmbajtje banorëve të veriut në Kosovë

Publikuar më: 17:14 27-11-2018

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka konsideruar të nxituar dhe të dëmshëm për qytetarët në veri të Kosovës, vendimin e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe për t’u dorëhequr nga posti i tyre. Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje banorëve të këtyre komunave që të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj “situatës së krijuar ditëve të fundit”.
Postimi i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli
Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit. Republika e Kosovës është e angazhuar që të respektojë të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi të saj, prandaj problemet duhet të zgjidhen në mënyrë të matur dhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut. Kosova gjithashtu do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të përmirësuar bashkëjetesën ndëretnike brenda vendit dhe për të konsoliduar stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.
Duke përmendur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind në importet e mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhanë sot dorëheqjen nga posti i tyre duke ndërprerë kështu komunikimin me Prishtinën zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083