INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veshjet që i bëjnë vajzat e shkurtra të duken më të gjata [FOTO]

Veshjet që i bëjnë vajzat e shkurtra të duken më të gjata [FOTO]

Publikuar më: 19:14 16-06-2018

Do t’ju sugjerojmë disa veshje për të gjitha vajzat e shkurtra në mënyrë që pamja juaj të mos kalojë pa u vënë re. Të theksoni stilin tuaj të imët.

Secili trup është i ndryshëm, prandaj është e rëndësishme që ta njohim mirë atë  dhe të dimë se cili stil na përshtatet më mirë.

Por nëse këtë nuk e di?  Mos u shqetësoni! Ne ju tregojmë se cilat veshje  duhet të përdorni për të  shtuar pak centimetra në gjatësinë tuaj.

Pantallonat

Kur zgjidhni një palë pantallona, ​​përpiquni të zgjidhni një prej pëlhurave të lehta në mënyrë që  të mos i japin një efekt të rëndë  këmbëve tuaja. Pantallonat e prera deri tek kyçi i këmbës ose pantallonat e shkurtra do t;ju bëkjnë të dukeni më të gjata.

Çantat e vogla

Mbajtja e çantave-thes, do të ishte e teoërt sepse do ta mbulpjë trupin tuaj dhe do të bëjë të dukeni më të vogla. Opsione të mira janë çantat e vogla që mbahen në njërin rkah ose portofolet.

Veshjet me printime

Rrobat e rënda mund të jenë makthi më i keq. Gjëja më e rëndësishme është që të zgjidhni rroba me printime të lehta dhe ngjyra të forta. Për shembull, vija vertikale do të arrijë një efekt optik që do ta zgjasë trupin tuaj.

Flokët

Besoni apo jo, prerja e flokëve ndikon shumë. Gjëja më e mirë është që  të zgjidhni të mbani një stil të shkurtër flokësh. Kjo do ta bëjë fytyrën tuaj të duket më e stilizuar dhe ju zgjat qafën, duke ju bërë të dukeni më të gjata në çast.

Rripi i mesit

Ajo që më së shumti i favorizon problemet në theksimin e përmasave. Mbani në bel rripa dhe pantallona me prerje të larta në mënyrë që të arrini efektin e këmbëve më të gjata.

Mantelet

Mantelet ju ndihmojnë të luani me gjatësinë. Në këtë mënyrë do të zgjasni shtatin tuaj dhe do të ngrini sensualitetin.

8fb042aad4955e4c8ec74ea3de296826.jpg

looksmartalterations-Tall-Girl-Problems-Shopping-for-Your-Body-Type.jpg

palazzo-pants-for-short-height-girls.jpg

How-To-Look-Slimmer-With-Styling-Tips.jpg

 225a54ab2c0679b31330a718de4644fd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549