INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veshjet që tronditën tapetin e kuq...për mirë apo për keq!

Veshjet që tronditën tapetin e kuq...për mirë apo për keq!

Publikuar më: 13:10 07-01-2016

Fytyrat më të freskëta të Hollywood-it, i dhanë një tjetër efekt tapetit të kuq të People’s Choice Awards.

Yjet si Vanessa Hudgens, Carly Rae Jepsen,  Christina Milian apo Julianne Hough tentuan për një look plot shkëlqim. Vanessa dhe Julianne preferuan të shfaqeshin me fustane të gjatë me nuanca të grisë dhe të zezës kurse  Carly tentoi për një veshje disi më të thjeshtë. Christina Milan guxoi së tepërmi me fustanin e saj ngjyrë  violet, të hapur dhe me shkëlqim. Në këtë grup bashkohet dhe vëllai i Ariana Grande, Frankie Grande i cili na befasoi të gjithëve me kostumin e tij bojëqielli, teksa kërcente mbi tapetin e kuq për ta bërë situatën më komike. E megjithëse tw gjithw kwta personazhe na “ndriçuan sytë”, mos vallw ka ardhur koha qw thjeshtësia tw jetw kryefjala e këtyre eventeve?

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551