INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veshkat e dhuruara nga donatorët. Një në pesë hidhet, nuk përmbush standardet [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 11-07-2017

Mjekët amerikanë po hedhin veshkat e marra nga donatorët që mund t'i mbajnë njerëzit të gjallë për vite me radhë për shkak të frikës "të pabazë" se nuk i përmbushin standardet federale, paralajmëron një raport i ri. Rreth një në pesë veshka të dhuruara hidhen çdo vit. Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Kolumbias zbuluan se 73 për qind e 'veshkave me cilësi të dobët' që janë hedhur poshtë pothuajse mund të garantojnë pesë vjet jetë. Ndërkohë, norma e mbijetesës pesëvjeçare në dializë është rreth 35 për qind.  Studiuesit zbuluan se frika e mjekëve është e pabazë. Ata kryen një studim ku zbuluan se veshkat e marra nga donatorët e gjallë dhanë rezultatin më të mirë për pacientët.  91 për qind e tyre punonte mirë edhe pesë vjet pas transplantimit. Ndërkohë edhe veshkat me cilësi të lartë të marra nga donatorët e vdekur funksionuan mirë, me gati 82 për qind që ende punonin pas pesë vjetësh.  Edhe veshkat me cilësi më të ulët në 73 për qind të rasteve punojnë ende tregoi studimi. Më shumë se 97,000 njerëz janë në pritje të transplantimit të veshkave në Shtetet e Bashkuara. Koha mesatare e pritjes për të marrë një veshkë është 3.6 vjet. Rreth 13 vetë vdesin çdo ditë për shkak të dështimit të veshkave, ndërsa presin një transplantim.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551