INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vështirësitë e karierrës/ Ilda Bejleri rrëfen ‘namin’ që i ka dalë me futbollistët dhe sherrin me babin për skenat e nxehta

Vështirësitë e karierrës/ Ilda Bejleri rrëfen ‘namin’ që i ka dalë me futbollistët dhe sherrin me babin për skenat e nxehta

Publikuar më: 20:21 21-07-2019

Ilda Bejleri ka qenë në ditën e sotme në një rrëfim të veçantë në emisionin “E Diell”, për karierrën e saj në gazetarinë sportive, me momentet e vështira dhe të gëzuara që i ka ofruar kjo punë.

Pavarësisht asaj se çfarë njerëzit mund të perceptojnë nuk ka qenë e lehtë për Ildën që të marrë miratimin e familjes së saj për disa skena në televizion, por edhe lajmet që lexonte për veten me futbollsitë të ndryshëm e kanë shqetësuar.

Ajo ka kthyer në vëmendje spotin e parë me skena të nxehta për “Digitalb” ” fill pas premierës se filmit “50 Shades Darker”.

Ilda tregoi sesi reagoi babi kur pa spotin.

“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit” rrëfen Ilda. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem” kujton Ilda.

“Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami” tha duke qeshur Bejleri.

Sa i takon “namit” mediatik që Ilda ka me të gjithë futbollistët e Kombëtares që të paktën me njërin prej tyre ajo, pikërisht Bekim Bala ajo ka qenë një herë e lidhur, gazetarja u shpreh:

“Unë sapo pi kafen e parë, më del direkt në gazetë” tha me shaka Ilda.

“Meqë është rasti dua të sqaroj se çdo futbollist që kam pasur rastin ta intervistoj, nuk ka të bëjë fare që është i dashuri im. Ruaj raporte korrekte me ta” sqaroi ajo.

ildaaa.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496