Të gjithë në jemi përdorues të YouTube dhe pa frikë mund të themi se shumë prej nesh e kemi parë sikur qoftë edhe njëherë profilin “To Catch a Cheater”. Një vajzë simpatike ka provokuar të dashurin e saj pasi prej kohësh dyshonte në besnikërinë e partnerit të saj.
Por si duket testet herë herë bëjnë që të kuptosh të vërtetën, edhe pse e hidhur. Këtë herë ajo vendosi ta testojë atë me shoqen e ngushtë, e cila është vërtet shumë seksi, madje edhe i dashuri ndonjëherë me shaka i thoshte të shkonin së bashku, të tre. Ai i kishte treguar se vetëm e kishte përshëndetur shoqen e saj, por jo se kishte folur më gjerë. Por vajza zbulon se ndodhi më shumë kur shikon videon, por kulmi i videos mëposhtë është në momentin kur djali e ngre vajzën, pasi ajo e provokoi për muskujt e tij, ndërkohë e dashura e tij 'çmendet' kur e sheh dhe merr një vendim.
"Patjetër se do të ndahem nga ai. Fakti që pranoi ofertën e saj për të shkuar në shtëpinë e saj, tregon se është i gatshëm të bëjë gjithçka prapa shpinës time”./intv.al/