INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëdeklarimi për taksën e banesës, ja deri kur është afati për qytetarët e Tiranës

Vetëdeklarimi për taksën e banesës, ja deri kur është afati për qytetarët e Tiranës

Publikuar më: 10:55 27-08-2019

Pas shtyrjes disa herë të zbatimit të saj, tashmë erdhi koha të mendoni seriozisht për të paguar taksën e banesës.

Administrata e re e Bashkisë Tiranës, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ka nisur punë për mbledhjen e saj.

Agjenti tatimor që është drejtoria e ujësjellës kanalizimeve njofton të gjithë qytetarët se kanë afat deri në 15 shtator për të bërë vetëdeklarimin pranë dyqaneve të UKT ku bëhet pagesa e faturave të ujit.

Qytetarët duhet të kenë me vetë një kartë identiteti, një kopje të certifikatës së pronësisë, lejen e legalizimit apo kontratë shitblerje ku evidentohet sipërfaqja e saktë e banesës si dhe librezën e ujit.

Këto dokumente dorëzohen në sportelet e UKT ku qytetari njihet paraprakisht për vlerën që do të paguajë. Objekt i kësaj pagese janë edhe garazhet dhe bodrumet.

Pasi këtij procesi do të ketë një verifikim të vetedeklarimeve që sipas ligjit do të kërkojë 2 deri në 3 muaj dhe më pas do të konkretizohet njoftimi i qytetarëve për të kryer pagesën, e cila do të ndahet në faturën ujit të çdo muaji. Ligji i ri parashikon që taksa të jetë në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së tregut dhe për godinat objekt banimi ajo do të jetë 0.05% .

Në bazë të ligjit, do të përjashtohen nga kjo taksë, të gjitha banesat sociale, apo godinat e komuniteteve fetare, shtëpitë e pensionistëve të vetmuar, apo dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938