INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e Fatmës dhe Aulonës paskan dhënë puthjen e parë në ashensor, moderatoret tregojnë historinë e ëmbël

Fëmijët e Fatmës dhe Aulonës paskan dhënë puthjen e parë në ashensor, moderatoret tregojnë historinë e ëmbël

Publikuar më: 18:55 07-04-2019

Moderatoret e emisionit “Thumb” të njohura si Aulona dhe Fatma ishin të ftuara special në programin “BE Caffee”.

Intervista ishte përgatitur në një mënyrë mjaft gazmore me vajzat që folën për gjithçka nga puna, tek përditshmëria, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.

Vajzat rrëfyen se jeta familjare nuk i’a lejon që ato të jenë shumë pranë njëra-tjetrës edhe jashtë ekranit.

Një moment veçantë ishte ai kur dy vajzat folën për raportin midis dy fëmijëve të tyre.

Aulona ka një vajzë e quajtur Amara, ndërsa Fatma një djalë të quajtur Kian dhe mesa duket ata shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrën.

Moderatoret madje rrëfyen se ata të dy edhe kanë shkëmbyer puthjen e parë në moshën 1vjeçare, kur kanë qenë në ashensor.

Kjo u prit me të qeshura nga publiku, ndërsa Besi dhe Erioni filluan ngacmimet me koleget duke u thënë: Ç’ju desh juve?!

 

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083