Repi është një zhanër muzikor që sa vjen edhe më shumë bën që brezat e rinj të afeksionohen pas tij.
Ndoshta ngaqë është një rrymë muzikore që shpreh të gjitha emocionet, ndoshta nga luksi që paraqesin artistët nëpër klipet e tyre, por me siguri që kur flasim për një treg aq të madh muzikor sa ai i SHBA-së të jesh në krye të listave nuk është aspak e lehtë.
Cardi B mesa duket ja ka dalë të jetë on-top dhe këtë e ka treguar edhe me një foto të postuar në Instagram.
Vetëm 3 këngë të lancuara në vitin 2018 dhe plot 500 mijë kopje të shitura, janë këto shifrat që e bëjnë Cardi B unikale në llojin e saj.
Bravo Cardi B! /intv.al/