Ata janë një ndër çiftet më të komentuar në shtypin rozë dhe shumë të dashur pë publikun anë e mbanë botës dhe e kemi fjalën për modelen e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshortin e saj aktorin turk, Tolgahan. Më 6 maj 2019, si frut i një dashurie disa vjeçare mes tyre erdhi në jetë djali i tyre, Efehan.
Ndryshe nga Almeda, e cila që me ardhjen në jetë të të birit pak muaj më parë, hoqi dorë përkohësisht nga karriera bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, ka vijuar me projektet e tij.
Aktualisht aktori i njohur turk po xhiron filmin e tij më të ri “Kampion”, e si për të shkurtuar sadopak oraret e zgjatura që atij i duhet të rrijë larg familjes, babi Tolgahan ka marrë në sheshxhirim të voglin Efehan.
I ndodhur në ring aty ku zhvillohet edhe ngjarja e filmit, në të cilin Tolga ka rolin e një kampioni boksi, aktori mban në dorë "trofeun" e tij më të madh në jetë, të birin Efehan.