INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetëm 5 minuta për vjedhje. Skema që përdorin hackera-t në bankomate [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 26-07-2017

Bankomatet janë shumë të lehta për tu vjedhur  dhe gjithçka mund të bëhet vetëm për pesë minuta zbulon një ekspert sigurie. Shumica e makinave ku tërhiqen paratë janë në thelb kompjuterë të Windows XP të bashkëngjitur në një vend të sigurt, sipas ekspertëve të Teknologjisë Pozitive. Nëse sulmuesit shpojnë një vrimë në pjesën e përparme, ata mund të kenë akses në kabllon e USB dhe në këtë mënyrë mund të shpërndajnë paratë. Nëse një pajise e përgjuar siç është në këtë rast ekrani i bankomatit grumbullon detajet e kartës së një individi, hackerat mund të përhapin të dhënat tuaja në rrjetin e ATM-ve dhe të shpërndajnë paratë tuaja duke i tërhequr pa e ditur fare ju se çfarë ka ndodhur. Leigh-Anne Galloway, një eksperte e sigurisë së Teknologjisë Pozitive, i tregoi BBC-në se si të hackeronte  një ATM të prodhuar nga kompania NCR me qendër në Gjeorgji, që është në fakt edhe një nga krijuesit më të mëdhenj të makinës. Grabitësi fillimisht bën një vrimë në pjesën e përparme të makinës ku është tastiera. Prapa kësaj është një port USB. Për arsye sigurie, videoja nuk tregon se si të hiqet paraja pasi të gjendet kabllo USB, por procesi zgjat vetëm një minutë. Në këtë mënyrë sipas ekspertes hackerat mund të vendosin një virus në këtë sistem që mund të mbledhë të dhëna nga kartat tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0041768550872803