INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetëm banorët e Tiranës dhe Durrësit ushqehen mirë, të tjerët...[VIDEO]

Publikuar më: 08:17 02-10-2018

Varfëria është thelluar në vendin tonë. Kjo kuptohet lehtë mjafton të shohim se në 2015 banorët e 5 qarqe të vendit konsumonin mbi mesataren, ndërsa në vitin 2017 vetëm familjet e 2 qarqeve, Tiranës dhe Durrësit janë në nivele të kënaqëshme. Duke analizuar të dhënat e konsumit të familjeve shqiptare INSTAT raporton se vetëm Tirana dhe Durrësi në vitin 2017 kishin të ardhura më të larta se mesatarja e vendit, ndërsa të 7 qarqet e tjera Shkodra, Lezha, Korça, Fieri, Berati, Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Elbasani dhe Dibra kishin të ardhura për frymë nën mesataren e kombëtare, e cila në vitin 2017 ishte 73.000 lekë në muaj për familje.
Kjo tregon se shpenzimet mujore të familjeve që jetojnë në Durrës dhe në Tiranë janë rritur me ritme shumë të larta se shpenzimet në qarqet e tjera, të cilat kanë shkuar edhe më keq, pasi kanë pësuar ulje në shumicën e qarqeve. Familjet në Tiranë kishin konsum mujor 19% më të lartë se mesatarja e vendit në vitin 2017, kurse në vitin 2015 ky tregues kishte një diferencë 15%.
Bie në sy që dy nga qarqet më të mëdha të vendit, Elbasani dhe Dibra janë zhytur në varfëri. Gjithësesi ka disa ndryshime interesante në shpenzimet sipas qarqeve. Në vitin 2017 një familje në qarkun e Tiranës shpenzoi për konsum mesatarisht 87.968 lekë në muaj.
Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 76.129 lekë dhe Shkodra, me 73.306 lekë në muaj. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 47.467 dhe i Elbasanit, me 57.831 lekë në muaj. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Gjirokastrës me 9.1 %, ndjekur nga qarku i Beratit me 8.9 %.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713