Shtatë deputetët e rinj të opozitës kanë votuar për herë të parë projektligjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Alban Zeneli i zgjedhur nga listat e PD-së votoi kundër. Ndërsa Lefter Maliqi abstenoi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Elda Hoti votuan pro projektligjit të propozuar nga qeveria për 'nxitje të punësimit', kurse Edlira Hyseni nuk ishte e pranishme.
Kundër projektligjit për nxitjen e punësimit votoi edhe deputeti Ylli Shehu nga opozita e re, i betuar javën e kaluar.