Këngëtarja Luana Vjollca po shijon suksesin e këngës “Yalla Habibi”, një këngë që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Faydee. Në vetëm ditë pas publikimit, kënga arriti mbi 3 milionë klikime, duke thyer kështu një rekord shikueshmërie.
E sigurisht që pas disa projekteve të suksesshme, këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka vendosur të bëjë disa ditë pushime. Dje ajo publikoi një foto, ku kërkonte nga fansat e saj, të gjenin se për ku po udhëtonte këtë herë.
Më vonë, bukuroshja shqiptare iu dha fund hamendësimeve duke postuar një tjetër foto, në të cilën ka bërë tag vendin ku ndodhet. Fotoja tregon që ajo ndodhet momentalisht në Monte Carlo, Monaco, një qytet luksoz dhe ekstremisht i shtrenjtë.
Por a është Krenari me të? Me siguri po sepse Marina dhe Getoari nuk janë pasi reperi është i angazhuar me koncerte. Edhe njëherë kuptohet që Krenari është një fotograf shumë i zoti.