Rike Roçi dhe historia e saj me Noizyn, duket se nuk ka ndërmend të ndalojë këtu.
Pas aludimeve të fansave se midis saj dhe reperit kishte diçka më shumë se miqësi, zërat nuk kanë pushuar.
Ish-banorja e “Big Brother” i mohoi të gjitha këto akuza, duke kundërshtuar bindshëm, por veprimet e saj të fundit vetëm i shtojnë benzinë zjarrit.
Ajo prej disa ditësh tashmë po shpërndan koncertin e Noziyt, i cili do të zhvillohet në Milano, por në ditën e sotme ka shkuar një hap më tej duke shpërndarë një video ekskluzive të tij ku lajmëron të gjithë fansat për një vend të ri ku do të zhvillohet koncerti.
Këtë video nuk e gjeni dot në “Instagram-in” e reperit, por ama në Story-t e tij do shihni të njëjtën veshje dhe vend.
Me këto detaje dyshimet kanë filluar sërish dhe fansat janë kuriozë të dinë se ç’po ndodh me dyshen.