INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetëm në 3 vitet e fundit, 70 viktima nga dhuna në familje [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 07-12-2016

Por nuk kanë qënë vite më të mira për dhunën në familje edhe 3 vitet e fundit. Në to shenohen 70 viktima si pasoje e dhunës në familje. Në pjesen dërrmuese ato janë gra edhe pse nuk përjashtohen rastet e dhunimit të prinderve nga femijët.

Çdo ditë në Shqipëri dhunohen 7 gra. Dhuna, edhe pse një fenomen i luftuar botërisht, vazhdon të rrisë prezencën në shoqërinë shqiptare. Arsyet janë gjithmonë të njëjta, si ato sociale, ekonomike, mentaliteti,etj. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë vetëm në 3 vitet e fundit numërohen 70 viktima nga dhuna në familje. Për vitin 2013 kanë ndodhur 26 raste vrasjesh në familje, me 28 viktima, kurs në vitin 2014 kanë ndodhur 17 vrasje, me 22 viktima. Për vitin 2015 kanë ndodhur 17 vrasje, me 20 viktima. Për sa u përket urdhrave të mbrojtjes ato kanë ardhur në rritje. Në vitin 2014, janë plotësuar në total 2.322 kërkesë–padi për pajisje me urdhër mbrotje nga strukturat policore, ndërsa në 2014 ka pasur 2.174 kërkesë–padi për pajisje me urdhër mbrotje. Ndërgjegjësimi është padyshim më i lartë se dje, por përtej të dhënave, rezulton se në Shqipëri janë ende mijëra gra të dhunuara të cilat vazhdojnë të sakrifikojnë veten.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381