Për ata që nuk e dinë, Ardit Gjebrea është një gjerman i vërtetë kur bëhet fjalë për marrëdhënie pune.
Provat gjeniale për tre netët finale të festivalit “Kënga Magjike’” kanë nisur dhe një ndër kushtet që këngëtarët kanë në kontratë është edhe të mos vonohen në prova. Madje ka ndodhur që për këtë arsye producenti edhe të përjashtojë këngëtarë nga gara.
Edhe këtë vit duket se ka ndodhur e njëjta gjë që e ka acaruar së tepërmi Arditin. Këtë detaj e ka zbuluar Tuna nëpërmjet këtij postimi ku e shpreh me fjalët e duhura vonesën e dikujt aty. “Kush u vonu në prova, e hongër dreqi”, thotë ajo ndërkohë që e përfytyroni vetë fytyrën e Arditit për të cilin urojmë të mos marrë ndonjë masë drastike për ndonjë nga këngëtarët aty.
Kujtojmë që Tuna këtë vit merr pjesë me një krijim të Flori Mumajesit, “Duamë” dhe do të përjetojë një emocion të dyfishtë pasi këndon bashkë me fëmijën në bark që pritet të sjellë në jetë.