INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm një pasaportë dhe mund të udhëtosh në...

Vetëm një pasaportë dhe mund të udhëtosh në...

Publikuar më: 08:41 28-03-2017

Një marrëveshje mes qeverisë Shqiptare dhe asaj të Ukrainës bën të mundur udhëtimin pa viza të të gjithë qytetarëve të të dy vendeve pa viza. Vendimi është bërë publik nga Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk. Në një postim në rrjetin social facebook, ai njofton se nga data 1 prill, hyn në fuqi një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shqipërisë, duke hequr kështu vizat për qytetarët e të dyja shteteve.
Vadym Kostiuk:
“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor, 2016”.
Ashtu siç parashikohet me ligj, qytetarët e të dyja vendeve mund të kalojnë me pasaporta dhe dokumente identifikimi dhe të qëndrojnë pa viza për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123