Flori Mumajesi dhe Kejsi tola janë kthyer ndër dyshet më të komentuara dhe të aluduara për një romancë të mundshme që prej vitit të kaluar.
Mesa duket këtë gjë flori përpiqet "ta përdorë" sa mundet, për të rindezur sërish thashethemet apo për të luajtur me ndjekësit e tij dhe me titujt rozë.
Ditën e sotme ai përshëndeti ndjekësit e tij në Insta Story me këngën e Kejsit, “Më ke mua”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”.
Fillimisht luhet hiti i tij “Plas”, ndërsa Flori dëgjohet të thotë: “Okej, kënga e dytë” dhe nis pikërisht ajo e Kejsi Tolës.
Postimin ai e ka shoqëruar me emoji-n e syve zemra, ndërsa është etiketuar edhe këngëtarja.