Jennifer Lopez është një nga këngëtaret me famë botërore e cila është e adhuruar për të gjithë njerëzit në mbarë botën.
Para disa muajsh, këngëtarja është martuar me Alex Rodriguez, i cili është një lojtar bejsbolli.
Këngëtarja njihet si ikona e bukurisë, sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ajo rinohet.
Këtë vit Jennifer feston 50-vjetorin e lindjes dhe nga dalja e saj e fundit publike e kemi të vështirë ta besojmë këtë gjë. Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e pranishme së bashku me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, në eventin e “CFDA’s Fashion Awards” në New York.
Kur u pyet nga gazetari i “Extra” gjatë eventit se cili është sekreti i saj për të qëndruar e re, Jennifer u shpreh lirshëm dhe pa komplekse: “Jini të lumtur, jini të lumtur”.
Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur, sepse përveç sukseseve në karrierë, jeta e saj private po shkon më së miri. Në mars ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj dhe shumë shpejt pritet që ata të shkojnë drejt altarit.
Jennifer ka treguar se ndjehet shumë e lumtur në krahë të Alex, sepse ai nxjerr gjithmonë në pah më të mirën e saj.