Pas suksesit me “Lejla”, Capital T dhe Elvana Gjata kanë bashkuar sërish forcat duke publikuar bashkëpunimin e tyre të ri të titulluar “Fustani”.
Në vetëm 4 ditë nga publikimi, kënga ka arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Elvana ka treguar se kënga “Fustani” është në vendin e parë të këngëve trend në ‘Youtube’ në Zvicër. Elvana gjithashtu ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.
Por “Fustani” nuk është “trending” vetëm në Zvicër, pasi edhe në vendin tonë është kënga që po dëgjohet më së shumti, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut është numri 2 në “trending”.