Aventurat e tij me policinë janë të shumta. Arrestimi i fundit i reperit u bë në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij të cilët u kapën duke konsumuar lëndë narkotike. Por pas deklarimit se ishte i pafajshëm, reperi u lirua nga paraburgimi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak të publikojë një video si kjo e fundit ku shfaqet sërish me miqtë, ku njëri prej tyre mban në duar një cigare me marihuanë të cilën Stresi e fokuson në kameran e celularit.