Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurosong.
Këngëtari që përfaqëson Shqipërinë, Eugent Bushpepa, kaloi fazën e parë të suksesit duke u futur në finale me këngën ‘Mall’. Por pikërisht atëherë kur e ndajnë vetëm pak orë nga emocionet e mëdha dhe atëherë kur ka më shumë nevojë, Genti mori një mesazh të veçantë urimi.
Mesazhi është publikuar në profilin e tij në Facebook, ndërsa shkruan: “Në prag të Finales së Madhe të Eurovisionit, një mesazh shumë i veçantë arriti sot për Gentin”, duke zbuluar se mesazhi ka ardhur nga Zamir Sukniqi nga muri i lartë kinez.
Shqipëria renditet e 12-ta në listën e këngëve që do të performojnë natën e sotme.