Ditën e djeshme familja e biznesmenit mori lajmin e hidhur.
Vajza e tyre kishte humbur jetën tragjikisht bashkë me 7 mikeshat e saj.
Vajza e biznesmenit të njohur turk, Huseyin Başaran, kishte udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara bashkë me shoqe për të festuar “natën e beqarisë”, pasi muajin e ardhshëm po planifikonte të martohej.
Vajzat po ktheheshin me avion privat, i cili u rrëzua në Iran, ndërkohë që nuk janë bërë ende të ditura shkaqet. Ngjarja tragjike ndodhi duke u kthyer për në Stamboll.
Mina bashkë me shoqet e saj kishte qenë e pranishme në koncertin e Rita Orës që u mbajt në Dubai, madje këtë e kishte treguar edhe me postimin fotove në rrjetet sociale.