Nga shumë persona dhe fansa ajo mund të konsiderohet si një nga moderatoret më simpatike dhe sharmante të showbizz-it shqiptar.
Dhe tanimë duhet vetëm pak kohë që moderatorja Floriana Garo të bëhet nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë me partnerin e saj Enis Daci.
Dhe së fundmi pikërisht ditën e djeshme, Floriana ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi ku shfaqet duke festuar ditëlindjen në 15 shkurt.
Bukuroshja e ekranit duket shumë në formë ku në fotografi shihet e veshur e gjitha në lejla, teksa qëndron ulur në tavolinë, ku bën me dije se ndodhet në darkën e ditëlindjes në Itali
Vitin e kaluar Floriana u largua përfundimisht nga Shqipëria drejt Zvicrës për të jetuar pranë partnerit të saj.