INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetëm për 5 ditë dhe 10 të tjerë të prekur me fruth! Këshilla...[VIDEO]

Publikuar më: 09:22 24-01-2018

Në një kohë që 5 ditë më parë numri i të prekurve nga fruthi shkoi në 17 persona, sot ai rezulton më i lartë. Pra vetëm për pak ditë përhapja e tij shtoi dhe 10 raste të reja. Në total rezultojnë 27 persona me fruth. Është e çuditshme e në fakt e pohojnë dhe epidemiologët se 20 raste janë nën moshën 12 muajsh, pra kjo është një moshë që ende vaksina e fruthit nuk bëhet. Vaksina aplikohet vetëm kur fëmija mbush 1 vjeç. Pak ditë më parë dhe shefja e departamentin të epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino ka sugjeruar që vaksina e fruthit të bëhet dhe para moshës 1 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë ndërmarrë një plan masash në nivel kombëtar dhe po punojnë për vaksimin e fëmijëve, por në veçanti edhe për brezin e viteve ’80-’90, pasi vaksina që u është bërë të lindurve të këtyre viteve nuk ka qënë shumë cilësore, pasi nuk është mbajtur sipas kushteve të caktuara dhe për faktin se s’ka funksionuar siç duhet zinxhiri ftohës. E nga këta të fundit afro 1 mijë prej tyre e kanë bërë ditët e fundit vaksinën.

Në total të rritur dhe fëmijë në këto dy javë janë vaksinuar 2100 persona në të gjithë vendin, ku pjesë e vaksinimit janë bërë edhe punonjësit e shëndetësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922