Ndonëse reperi Capital T është gjithmonë në qendër të mediave, ai ka ditur shumë mirë të mbajë sekret jetën e tij private.
I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, dy episode më parë Capital T la të nënkuptohet se është në një lidhje dashurie, mirëpo pa zbuluar më shumë. Ndërsa, pak minuta më parë reperi postoi një foto në rretin social ‘Instagram’ , ku shfaqet i shtrirë në prehërin e një vajze misterioze.
‘‘Më pëlqen mënyra si jetoj’’, shkruan Capital T bashkangjitur postimit.
I pyetur më parë pse nuk ka bërë asnjëherë publike ndonjë nga historitë e tij të dashurisë, pa e menduar dy herë, reperi është shprehur se jo të gjitha dëshirojnë të bëhen të njohura.
Ky postim ka bërë që disa nga fansat e Capitalit të "shpërthejnë" keq. Ato e kanë konsideruar si një veprim për të tërhequr vëmendje, mirëpo reperi nuk ka vonuar t'iu përgjigjet.
"Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë gjëra të shtirura kudo. S'duhet te ti", i ka shkruar një ndër kometueset, të cilës Capitali i është përgjigjur: "Çfarë ka të shtirur këtu?
"U lodhëm nga dramat tua me gocat! Ju të gjithë mos u gënjeni", i ka shkruar një tjetër.
Reperi i është përgjigjur: "A mundem thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama."