INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm PESË MINUTA dhe me dyer të mbyllura,Edi Rama betohet në kohë rekord në presidencë, për postin e Ministrit të Jashtëm

Vetëm PESË MINUTA dhe me dyer të mbyllura,Edi Rama betohet në kohë rekord në presidencë, për postin e Ministrit të Jashtëm

Publikuar më: 20:26 22-01-2019

Në kohë rekord dhe me dyer të mbyllura është kryer betimi i kryeministrit Rama në presidencë për postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kryeministri ka mbërritur rreth orës 19:03 dhe nuk ka zgjatur më shumë se pesë minuta për betimin në detyrën e re.

Në faqen zyrtare të presidencës janë shpërndarë disa foto nga ceremonia e shkurtër protokollare.

Presidenca gjithashtu njoftoi se pjesë e ceremonisë kanë qenë dhe deputeti Taulant Balla dhe anëtarë të kabinetit të presidencës.

Ky dekretim ishte dhe ai që solli përplasjen më të madhe midis institucioneve të Kryeministrit dhe Presidencës.

Të dyja palët kanë shprehur se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet në fillim të shkurtit të nisë funksionimin e saj.

edi_rama_bet.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031747817993164