Mesa duket Ami edhe pse me pushime disa gjëra nuk ka arritur t’i shijoje dot dhe ky fakt e ka mërzitur. Siç e dimë të gjithë Ami po kalon një periudhë shumë të bukur, po pret fëmijën e dytë.
Sakaq, kjo gjë nuk i ka penguar aspak që bashkë me Ermalin dhe djalin e saj të kalojnë disa ditë pushime në mal. Në llogarinë e saj në Instagram Amarda ka publikuar një foto ku shihet Ermal Mamaqi duke bërë ski me djalin e tyre, ndërsa Amit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti shohë pasi shtatzënia e saj e bën të pamundur të bashkohet me Ermalin dhe djalin.
“Vetëm po i shoh këtë herë”- shkruan Ami kah fotos së publikuar bashkë me një figurë që tregon se ky fakt e mërzit paksa.