Rreth 100 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur tek ura kryesore e Ibrit, për të protestuar. Ata janë bashkuar në vendin ku po kryehet rehabilitimi i pedonales dhe i urës, për të kundërshtuar kështu ndërtimin e murit në Mitrovicë.
Por KOHA.Net raporton se ka patur prezencë të shtuar të forcave të Policisë së Kosovës dhe veteranët nuk janë lejuar që t’i ofrohen murit. Ndërkohë, është arritur një marrëveshje me anë të së cilës është bërë e mundur që vetëm një përfaqësi prej 4 veteranësh të ofrohen afër murit.