Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla, në mbyllje të kongresit socialist komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta për vetësakrifikim.
Balla tha se kreu i shtetit duhet të rrijë i qetë pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe deklaratën e presidentin i quajti thjesht si “ëndrra të këqija”.
“Unë besoj se pas fjalës së kryeministrit sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga Presidenca, besoj se edhe Presidenti është qetësuar që nuk kemi asnjë plan, që të ekzistojnë ëndrra të këqija si ajo që kishte parë presidenti”, deklaroi Balla.
Disa ditë më parë, Meta tha se do të vetësakrifikohej si Salvador Allende, me qëllim që në vend të mos instalohej një juntë ushtarake për shkak të krizës politike.