INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvaret 15-vjeçarja në kasollen e bagëtive, prindërit e gjejnë

Vetëvaret 15-vjeçarja në kasollen e bagëtive, prindërit e gjejnë

Publikuar më: 10:48 07-06-2016

Një 15 vjeçare nga Tepelena i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Nga të dhënat paraprake mësohet se adoleshentja është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive. Kanë qënë prindërit e saj ata që kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës së tyre në kasollën e bagëtive.
Menjëherë ata kanë lajmëruar uniformat blu. Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se 15-vjeçarja me iniciale B.A.nga fshati Kallemb i Tepelenës u gjet nga familjarët e saj në orët e para të mëngjesit.
Vajza ishte nxënëse në vitin e parë në gjimnazin e Memaliajt.
Ende nuk ka të dhëna për motivet që çuan të miturën në këtë vendim ekstrem, ndërsa policia thotë se po heton për motivet që kanë shtyrë 15 vjeçaren drejt këtij akti.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156