INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvaret në tualetin e qelisë, ja ngjarja

Vetëvaret në tualetin e qelisë, ja ngjarja

Publikuar më: 12:07 11-07-2016

Një fund tragjik për një të dënuar në burgun e Peqinit. Gjatë ditës së dielë, Fatmir Myftari, i dënuar në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e qelisë. Nuk është vetëm dënimi prej 20 vitesh burg me akuzën e vrasjes që e ka shtyrë Fatmir Myftari, 49 vjeç, drejt këtij akti ekstrem por dhe bragtisja nga familjarët e tij. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se “më datë 10.07.2016, në burgun e sigurisë se lartë I.E.V.P Peqin, ka kryer aktin e vetëvarjes në tualetin e dhomës, Fatmir Myftari, i biri i Asim, lindur më 30.01.1967, në fshatin Vlosh të Komunës Kurjan, Fier, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, siguria e lartë “Vrasje me Dashje”, të cilit i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj. Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetojë”.
Drejtoria e Burgjeve thotë se situata socio-ekonomike e viktimës ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontake duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale. Referuar problematikave që lidhen me familjarët e tij janë marrë masa të vazhdueshme nga sektorët për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e kontakteve me familjen. Po kështu, Drejtoria e Burgjeve thotë se i dënuari ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnoztifikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178