INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvaret një biznesmen

Vetëvaret një biznesmen

Publikuar më: 08:27 20-07-2017

Një 54 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima është Shefik Bora i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.
Sipas dëshmisë të djalit të tij dhënë për oficerin e policisë nuk jep një shkak se përse i ati shkoi në këtë veprim kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së birit. Kanë qenë vet familjarët që e kanë gjetur 54 vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.
Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshem në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën.
Babai i dy fëmijeve, një djali dhe një vajze është vetëvarur në sheshpushimin e shtëpise së tij në gjendje tejet te rënduar psikologjike. Mësohet se një shkak mund të jetë plani per prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjecarin.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168