Një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke varur veten. Ngjarja ka ndodhur në Yrshek, në periferi të Tiranës, ku E. B, është gjetur i pajetë.
Policia e kryeqytetit ka njoftuar se kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur kufomën e të riut, të varur pranë banesës.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se vetëflijimi është kryer në gjendje të rënduar depresive, për rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.