INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvrasja e gruas me armën e shërbimit, arrestohet polici

Vetëvrasja e gruas me armën e shërbimit, arrestohet polici

Publikuar më: 08:34 07-08-2018

Arrestohet efektivi i policisë, gruaja e të cilit u vetëvra një dite më parë me armën e tij të shërbimit në banesën e tyre. 47-vjeçarja Merita Hajdari, gruaja që i dha fund jetës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, gjatë kohës kur në banesë ishte dhe bashkëshorti i saj. Mbi policin Sherif Hajdari rëndon akuza e “shkaktimit të vetëvrasjes” së bashkëshortes së tij. Fqinjtë treguan se kishin dëgjuar Sherif Hajdari të debatonte ashpër me bashkëshorten, e cila ëe kushte depresive i dha fund jetës me armën e tij të shërbimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049