INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvrasja e ishit të Jim Carrey: Ja letra tronditëse që i shkruajti aktorit para se të vdiste

Vetëvrasja e ishit të Jim Carrey: Ja letra tronditëse që i shkruajti aktorit para se të vdiste

Publikuar më: 11:02 06-07-2016

Dalin në pah detaje tronditëse që hedhin dritë mbi vetëvrasjen e ish të dashurës së Jim Carrey, Cathriona White.

TMZ ka zbuluar letrën e vetëvrasjes që White ka shkruar për ishin e saj përpara se të pinte një dozë vetëvrasëse pilulash. Në letrën e siguruar, ajo i shkruan Carrey-t që nuk mund të jetonte më pa të dhe se po ikte pasi nuk ishte për këtë botë. Më pas ajo piu një dozë fatale ilaçesh që vetë Carrey i përdorte kundër dhimbjes së shpinës. Mësohet se ata nuk ishin saktësisht të ndarë, por thjesht po merrnin pak kohë pushim nga njëri-tjetri. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që artistja e make up ka tentuar vetëvrasjen, pasi ajo ishte përpjekur edhe dy herë të tjera, në vdekjen e babait të saj në vitin 2012 dhe më pas për përvjetorin e tretë të tij.  Ja disa nga copëzat e letrës që Cathriona i shkruajti aktorit të njohur të humorit:

“Kam kaluar 3 ditë duke mos besuar që ti nuk je këtu. Unë mundem, me zemër të thyer, të përpiqem që të mbledh copëzat për t’i bashkuar. Mundem, por nuk kam vullnetin që ta bëj këtë herë.”

“Më vjen keq që ti u ndjeve sikur unë nuk isha atje për ty. U përpoqa të të jepja pjesën time më të mirë.”

“Nuk di asgjë mbi varrimet ose gjëra të tilla. Ti je familja ime, kështu që çdo gjë që ti do zgjedhësh, do të jetë shumë mirë.”

“Të lutem më fal. Unë thjesht nuk jam për këtë botë.”

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271