INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetëvrasjet arrijnë kulmin në Amerikë. 524 vajza dhe 1537 adoleshente i dhanë fund jetës në 2015 [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 04-08-2017

Shkalla e vetëvrasjes tek vajzat adoleshente arriti kulmin në vitin 2015. Raporti i Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit i cili i referohet statistikave të 40 viteve të fundit të regjistruara në Amerikë tregon se 524 vajza të moshës 15-19 vjeçe u vetëvranë dy vite më parë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në mesin e vajzave që nga regjistrimet e vetëvrasjeve në vitin 1975. Raporti zbulon se shifrat e vetëvrasjes në mesin e vajzave adoleshente janë dyfishuar që nga viti 2007. Sidoqoftë, vetëvrasja mbetet disa herë më e lartë në mesin e djemve adoleshentë me 1,537 raste të regjistruara në vitin 2015. Raporti zbulon gjithashtu se, mendimet vetëvrasëse dhe tentimi i vetëvrasjeve janë më të zakonshme në mesin e vajzave adoleshente, të cilët tentojnë të përdorin ilaçet, ndërsa djemtë kanë tendencë të përdorin armë. Nuk është e qartë se çfarë po e nxit rritjen aktuale të marrjes së jetës tek vajzat. Por ekspertët besojnë se ndër shkaqet janë abuzimi që bëhet tani me drogën dhe epidemia e mbidozës, ose ngacmimi në internet. Ekspertët theksojnë nevojën për marrjen e masave konkrete për të trajtuar sëmundjet mendore tek adoleshentët.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322